Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në takimit e 8-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, i zhvilluar në Bruksel, kërkohen rezultate të prekshme, veçanërisht në zbatimin e Reformës në Drejtësi, verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet se Komisioni Europian përshëndeti përparimin pozitiv në të gjitha fushat dhe theksoi nevojën për të parë rezultate të prekshme, dhe për të vazhduar progresin në të gjitha prioritetet kyçe, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, reformën e administratës publike dhe të drejtat themelore.
Në takim, është folur dhe për fenomenin e azilkerkimit, ndërsa autoritetet shqiptare inkurajohen për tu angazhuara për trajtimin e këtij problemi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/be-duhen-rezultate-te-prekshme-ne-luften-kunder-korrupsionit/