Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Integrimi i Shqipërisë kalon përmes 5 prioriteteve dhe luftës kundër drogës.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Këshillit të Integrimit, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, tha se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur me fillimin e vettingut, dhe se prej saj do të varet edhe hapja e negociatave në muajt në vijim
Reforma në drejtësi, e cila është edhe reforma më impenjative, e komplekse, është gati për tu zbatuar me procesin e vettingut, i cili do të nisë në më pak se dy javë. Krijimi i institucioneve të reja, si prokuroria e posaçme sa i takon korrupsionit apo krimit të organizuar do të nisë me shpresë nga fundi i vitit.?
?Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë shumë të rëndësishëm kyç. Është e qartë për të gjithë çfarë lipset që të ndodhë sa i takon 5 prioriteteve kyçe, por në veçanti lidhur me të gjithë aspektet e ligjit dhe në veçanti me luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimin e kultivimin dhe tregtisë së kanabisit.?
Asnjë interes privat apo publik nuk mund të jetë më i rëndësishëm se interesi i të gjithë vendit. Shqiptarët kanë mjaft sa i takon zënkave, dëshirojnë të kenë rezultate dhe të jetojnë si të gjithë Europa
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-nis-per-2-jave-vlahutin-mjaft-me-zenka-duhen-rezultate/