Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin është shprehur sot se Vettingu do nisë nga zbatimi brenda dy jave.
Duke e cilësuar reformën në drejtësi si reformë komplekse, por më të rëndësishmen, Vlahutin tha se deri në fund të vitit do nisë punën Prokuroria e Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK-u.
"Reformat do të sjellin një cilësi jete për popullin shqiptar në rrugën drejt BE.
Në fakt e kam thënë këtë gjë shumë herë në të kaluarën, unë vij nga një vend që e ka kaluar procesin e afrimit, procesi i shndërrimit ndodh gjatë gjithë asaj rruge, pra gjatë gjithë rrugëtimit.
Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në drejtësi, e cila është reforma më impenjiative dhe më komplekse, është gati për t?u zbatuar me procesin e Vettingut brenda dy jave ku do të ngrihet Prokuroria Speciale deri në fund të vitit", u shpreh Vlahutin.