Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ideja e Kryeminsitrit, Edi Rama për të patur një president kombëtar dhe politikë të jashtme të unifikuar, duket se nuk mbështetet nga Bashkimi Europian, ku në një reagim të fundit theksohet se deklarata të tilla nuk ndihmojnë në ndërtimin e raporteve të mira mes vendeve ballkanike si dhe mund të interpretohet si ndërhyrje politike në vendet fqinje.
Zëdhënësja e BE-së, për politikat e Jashtëme dhe Sigurinë, Catherine Ray, deklaroi se Brukseli pret bashkëpunim dhe reforma për të avancuar në procesin e integrimit.
"Deklaratat të cilat mund të interpretohet si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndimojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Si rrjedhojë, BE pret nga rajoni që të vazhdojë të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese, si dhe të vijojnë rrugën e reformave për të ecur përpara drejt integrimin europian."
Kryeminsitri Edi Rama dha idenë e një Presidenti të vetëm si simbol të unitetit kombëtar si dhe politikë të jashtme të njëjtë. Megjithatë, ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Prishtina për idenë e paraqitur prej tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/be-kunder-idese-se-rames-president-kombetar