Ora News - Basha zbulon pazarin e Ramës për heqjen e koalicioneve: Ti Kryeministër, unë President!

Ora News Lajme 2020-08-01

Views 1

#tvora #rtvoranews

Vetëm 30 minuta pasi Rama ka deklaruar vendimin për lista të hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Lulzim Basha i është përgjigjur nga selia e PD. Duke theksuar se marrëveshja e 5 qershorit është realizuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët, ai zbardhi dhe propozimin e bërë prej kryeministrit në periudhën prill- maj, ku Basha do të ishte Kryeministër, e Rama President.

Lulzim Basha ju përgjigj ?dhëmb për dhëmb? kryeministrit Edi Rama, për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, duke theksuar se ai kërkon pazar. Pazari sipas tij është Basha kryeministër dhe Rama president.

Basha: Për një muaj e gjysmë Edi Rama ka dërguar çdo ditë ndërmjetësit e tij pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh.Ti Kryeministër, unë President, vetëm të heqim koalicionet. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit, merakoset vetëm për pushtetin e tij. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur Shqipërinë siç ka bërë në këto 7 vite e gjysmë.

Basha tha se për këtë çështje ka pasur tentativa konkrete nga ana e Kryeministrit, duke zbuluar edhe periudhën kohore.

Basha: Bëhet fjalë për tani, periudha mars-prill-maj. Pazar kërkoi, por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë.

Por cili ka qenë qëndrimi i tij përballë ofertës së Kryeministrit?

Basha: Po të kishte pasur një përgjigje tjetër sot nuk do të shikonit një njeri të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të shikonit këtë përpjekje antikushtetuese për ti imponuar shqiptarëve vullnetin e një njeriu që për pushtetin e tij është gati të shkatërrojë demokracinë, zgjedhjet dhe të ndalë rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Kryetari i opozitës e quan cirk tentativën për të zhbërë koalicionet por shfaqet i qetë duke theksuae se rrotacioni politik është i pashmangshëm.

Basha: Nuk ka cirk që e ndal rrotacionin politik, e vetmja gjë ku jemi investuar ne si opozitë është që ta sjellim këtë rrotacion me sa më pak kosto për vendin. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Ku pika dy e konkluzioneve të marrëveshje përjashton mundësinë e njëanshëm të sistemit zgjedhor.

Basha pati një paralajmërim për atë që e cilësoi Kryeministri në ikje.

Basha: Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojnë askënd përveç paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë e shitur.Çdo hap në këtën drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit, dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët. PD nuk e ka përjashtuar kurrë diskutimin për sistemin, e kam bërë të ditur preferencën time për një mazhoritar të pastër dhe parlament me dy dhoma. Jemi të vendosur që një diskutim të tilla ta bëjmë por jo me Balla-opozitën tre javët e fundit të korrikut, me gjithë shqiptarët. Dhe vendimmarrja i takon të gjithë shqiptarëve përmes një referendumi popullor.Vendimi i takon shqiptarëve dhe jo një njeriu të tmerruar nga rezul...

Share This Video


Download

  
Report form