Report TV - Një President i përbashkët, propozimi i Ramës për unitetin Kombëtar

Report TV 2018-05-11

Views 2

?Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë?. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ngha foltorja e Kuvendit të Kosovës ku u zhvillua ceremonia solemne për 10 vjetorin e pavarësisë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve. ?Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet.

E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj, dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, u ka paraprirë fal njerëzve të po këtij vendi, i një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt sesa largësia që e shohim sot?, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se do donte të ishte edhe pas 10 vitesh këtu, por në shoqërinë e djalit të tij, Zaho. "Kam dëshirën e madhe që për 20 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të jem përsëri këtu, të vij thjesht si baba i Zahos, që do të vijë të shijojë koncertin e Rita Orës së re, dhe realitetin e imagjinatës së sotme që parashikova për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe me vendosmërinë se si kryeminstër i Shqipërisë, të bëj gjithçka mundem që ashtu të ndodhë".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS