?Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë?. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ngha foltorja e Kuvendit të Kosovës ku u zhvillua ceremonia solemne për 10 vjetorin e pavarësisë.
Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve. ?Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet.