Report TV - 'Tahiri' PD kërkon komision hetimor për veprimet e Kuvendit

Report TV 2018-05-11

Views 0

Partia Demokratike do t?i drejtohet sot Kuvendit, ku do të depozitojë një kërkesë për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe për drogën. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha në fund të mbledhjes së grupit parlamentar, se kjo kërkesë ka marrë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare parlamentare.

Sipas tij, komisioni që do të ngrihet do të hetojë dhe ekzekutivin, duke shtuar se ky i fundit ka pasur dijeni për përfshirjen e kupolës së shtetit dhe policisë
?Grupi i PD ka marrë të depozitojmë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për ish-ministri Tahiri dhe drogën. Kërkesa ka marrë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare. Ministria e Brendshme, Rama e të gjithë hallkat e tjera ishin në dispozicion të informacion se droga bëhej nga përfshirja e kupolës së shtetit dhe policisë.

Rama, Tahiri e Çako e kanë pasur mbi tavolinë këtë informacion nga SHISH, denoncimet e opozitës, nga media, nga shërbimet e huaja inteligjente se Shqipëria ishte mbytur në drogë. Por, Rama i ka varrosur këto fakte në Ministrinë e Brendshme dhe kasafortën e kryeministrisë, sepse droga është bërë me mbrojtjen e tyre dhe nën bekimin e tyre. Për këtë Rama ka shkelur rregulloren e Parlamentit, duke e kthyer atë në gjykatë për të mbrojtur Tahirin. Ndërhyrja e ekzekutivit do të jetë pjesë e këtij hetimi parlamentar?, deklaroi kreu demokrat, Lulzim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form