Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se opozita depozitoi ditën e sotme një kërkesë ku kërkon ngritjen e një komision hetimin për çështjen ?Tahiri?.
?Partia Demokratike do të depozitojë sot kërkesën për ngritjen e një komisioni për çështjen e drogës dhe çështjen Tahiri?.
Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë pasur informacione për drogën dhe këtë informacion ja kanë thënë institucionet si SHISH, Interpol, opozita dhe mediat.
?Për dy vite me radhë teksa Shqipëria shndërrohej në një hambar droge, ministria e Brendshme, kryeministri dhe gjitha hallkat e tjera ishin në dispozicion dhe bëhej drejtpërdrejt me bekimin dhe ryshfetin si dhe ndarjen e drogës nga ata që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë. Saimir Tahiri, dhe Haki Çako e ka pasur ketë informacion mbi tavolinë. E kanë patur nga SHISH, Interpol, nga opozita, nga mediat. Por Edi Rama i ka varrosur këto fakte, sepse droga është bërë më dijeninë e qeverisë dhe të kryeministrit. Edi Rama ka shkelur rregulloren, ka shkelur Kushtetutën?, tha Basha.