Grupi Parlamentar i Partisë Demokrati" />
Grupi Parlamentar i Partisë Demokrati"/>

Ora News - PD depoziton kërkesën në Kuvend: Komisioni Hetimor për çështjen "Tahiri"

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon hetim parlamentar mbi ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe ndërhyrjet tek hetimet për çështjen "Tahiri". Në fokus të hetimit do të jetë edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, e ndjekur për ekstradimin e Nezar Seitit.

Partia Demokratike kërkon hetim parlamentar për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kryesisht mbi procedurën e ndjekur për ekstradimin e Nezar Seitit, i cili akuzohet si financier i grupit Habilaj.

Komisioni do të verifikojë edhe ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe ndërhyrjet tek hetimet për çështjen Tahiri.

Basha: Ndërhyrja e mazhorancës, e ekzekutivit në skandalin Tahiri-Habilaj do të jetë po kështu pjesë e këtij hetimi parlamentar për të ekspozuar qartësisht jo vetëm mekanizmin që çoi në kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës por edhe masat e dëshpëruara që ka marrë deri sot Edi Rama dhe vazhdon të marrë që përgjegjësit të mos dalin para drejtësisë duke filluar me Saimir Tahirin dhe duke vazhduar me oficerët më të lartë të policisë dhe përfituesit politikë, njerëzit që kanë ndarë paratë e drogës për të blerë zgjedhjet e 25 qershorit dhe jo vetëm.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komentoi dhe mospranimin e mandatit të Eduard Halimit, nga dy kandidatet gra në qarkun e Beratit, duke i hapur rrugë për në parlament Astrit Veliajt.

Pyetje: A ngjan ky rast me Arben Ndoken?

Basha: Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan Tv juaj me një motoskaf droge, sepse Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion. Ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet në asnjë nga kandidatët, kushdo qoftë deputet i ardhshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekstradimi-i-nezar-seitit-pd-kerkon-komision-hetimor-ministren-e-drejtesise

Share This Video


Download

  
Report form