A1 Report - PD do komision tjeter hetimor tani per emerimet ne administrate

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Partia Demokratike kërkon zyrtarisht ngritjen e një tjetër komisioni hetimor, këtë radhë për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në administratën shtetërore. Deputeti demokrat Eduard Halimi dorëzoi në kryesinë e Kuvendit kërkesën, ndërsa në një deklaratë për mediat u shpreh se bëhet fjalë për hetimin nga 15 Shtatori i vitit 2013 dhe deri në ditën e sotme.

"Gjatë këtyre muajve kemi denoncuar rastet flagrante të emërimit në adminsitratë, madje edhe në poste të larta të adminsitratës njerëz që dyshohen në veprimtari kriminale apo që edhe kanë marrë vendime gjyakte. Në adminsitratë dyshohet se janë emëruar njerëz që kanë lidhje kriminale. Tonelatat me drogë anembanë fqinjëve tregojnë se dikush shkel syrin në porte dhe aeroporte, ajo drogë që kapet kalon nëpërmjet këtyre njerëzve", - tha Halimi.

Ai tha se në seancën parlamentare të së enjtes deputetët e opozitës do të mbajnë qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Share This Video


Download

  
Report form