A1 Report - Emërimet në administratë, PD nuk ndryshon periudhën e hetimit

Report TV 2015-08-22

Views 0

Partia Demokratike nuk ka ndryshuar periudhën e hetimit në kërkesën e tyre të depozituar në Kuvend, për ngritjen e Komisionin Hetimor për emërimet në administratë, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se po bllokon ngritjen e këtij Komisioni.

Kreu i grupit të PD Edi Paloka thotë se deri tani nuk ka patur tentativa nga mazhoranca për marrëveshje me opozitën. "Seancën e kaluar u shty votimi për Komisionin Hetimor për emërimet. Ne kemi dërguar disa rregullime të objektit të Komisionit Hetimor, por nuk kemi ndryshuar vetëm periudhën e hetimit. Mazhoranca s'ka bërë përpjekje për pretendimet e saj, mazhoranca kërkon vetëm të shtyjnë sa munden Komisionin Hetimor.

Qëllimi i tyre nuk është marrëveshja me opozitën. Mazhoranca kërkon të shtyjë Komisionin deri në vendimin për statusin", ka thënë Paloka. Sipas mazhorancës duhet të ndryshojë objekti i hetimit sepse është antikushtetues pasi prezumohet pafajësia e personave që opozita kërkon të hetojë. Gjithashu mazhoranca kërkon që Komisionin Hetimor për emërimet në administratë të hetojë që nga viti 2009.

Share This Video


Download

  
Report form