A1 Report - Drogë me avionë, Gjykata: PD ka të drejtë për komision hetimor

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Gjykata Kushtetuese deklaron si të papajtueshëm më kushtetutën vendimin e 22 majit 2014 të parlamentit për rrëzimin e kërkesës së opozitës për ngritje të komisionit hetimor për hetimin e rasteve të trafikut të drogës nga ajri.

Pas rrëzimit të avionit "Piper" të drejtuar nga piloti italian Girogo Riformatto në plazhin e Divjakës ku u sekuestrua dhe 360 kg kanabis, opozita kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor të drejtuar prej saj, por me vendim të parlamentit kjo kërkesë u rrëzua.

Asokohe u ngrit një tjetër komision i drejtuar nga deputetja e mazhorancës Ermonela Felaj, por sipas gjykatës e drejta kushtetuese që i takon opozitës për ngritjen e një komisioni është shkelur.

A1Report zbardh vendimin e kushtetueses i cili mban datën 23 korrik 2015, në të cilin thuhet: referuar kërkesës opozita nuk ka si qëllim përvetësimin e kompetencave të prokurorisë për të ndjekur penalisht apo të kryej hetime për rastin Riformatto.

Më tej sqaron gjykata në pikën 38 të saj, argument i përdorur nga kuvendi se për këtë rast po kryhen hetime nga prokuroria, është i pabazuar.

E për këtë arsye gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës së opozitës për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje duke shpallur si antikushtetues vendimin e parlamentit.

Aktualisht dosja e trafikut të drogës nga ajri ku i proceduar është dhe piloti italian Girogo Riformatto i ulur me avionin e tij në plazhin e Divjakës po gjykohet nga krimet e rënda dhe pritet që në shtator të ketë një vendim për këtë çështje, aty ku të pandehur janë dhe 4 shtetas shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form