Tiranë, Report TV ndjek nga afër një ditë pune në maternitetin Koço Glozheni

Report TV 2018-05-11

Views 0

Vitet kalojnë, por emocioni i të qenit prind dhe përjetimi i kësaj ndjesie për herë të parë mbetet i pazëvendësueshëm në kohëra. Kushdo që sjell në jetë një fëmijë sjell një bekim në tokë. Nënë për herë të parë. Ky emocion do të mbetet i patjetërsueshëm, duke harruar kështu gjithë vështirësitë e 9 muajve që kanë kaluar.
Tanimë, jeta kalon në një sfidë tjetër, atë të prindërimit. Ajo çka e bën edhe më te lehtë dhe të gëzueshme për prindërit e rinj këtë ditës është edhe shërbimi dhe kushtet që spitalet ofrojnë. Një revolucion në drejtimin e shërbimit dhe cilësisë është bërë në pajisjet apo ambientet e këtij spitali. Çdo ndërhyrje ndaj nënave dhe fëmijëve bëhet në kushtet më të larta higjenike dhe me mjete sterile.

Si salla e lindjeve, e operacioneve ashtu dhomat e këtij spitali janë në kushtet më të larta për të ofruar këtë shërbim. Por edhe pse spitali ?Koço Gliozheni? dhe sistemi shëndetësor në vendin tonë ka pësuar përmirësime vitet e fundit problem mbetet konkurrenca me privatin dhe financimi që bëhet nga shtetit. Edhe pse ofrohet një shërbim shumë herë më i lartë dhe cilësor, fondet e akorduara janë të ulta.

Share This Video


Download

  
Report form