Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej një jave Marsela Dyrmyshi ka lënë detyrën dhe uniformën e punonjëses së policisë për të marr përsipër një tjetër funksion, atë të oficeres së sigurisë pranë gjimnazit ?Partizani? në kryeqytet.
Marsela Dyrmyshi, Oficere e sigurisë: Të jesh punonjës policie ke të bësh me qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Ndërsa pjesa e oficerit të sigurisë është pjesa e adoleshencës dhe do një kujdes më të madh për tu trajtuar.
E veshur civile, e qetë dhe e gatshme për t`i dhënë zgjidhje çdo situate problematike, 26 vjeçaren e gjen kudo në oborr, korridor e klasa.
Marsela Dyrmyshi, Oficere e sigurisë: Paraqitem në 7:30 marr kontakt me drejtoreshën për ndonjë problematike të mundshme, mund të kontrolloj në kohën e orarit të mësimit nëse ndodhet dikush jashtë, arsyen. Në rastet e konfliktit verbal dhe shpresojmë mos kemi konflikte më të agravuara, procedura jonë do jetë që do thirren të dyja palët, do dëgjohen të dyja palët rreth problemit që ka ndodhur.
Në javën e parë të punës nuk është ndeshur me situata shqetësuese, thotë se angazhimi i saj është përqëndruar në ndërtimin e një rrjeti informimi për të evidentuar personat që paraqesin rrezikshëmri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policet-e-nxenesve-ora-news-ndjek-nje-dite-pune-te-oficeres-se-sigurise