Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Beteja e Tiranës për zgjedhjet e 25 qershorit do të jetë e fortë dhe për të ia vlen çdo votë në çdo cep të saj, edhe në skajin më të largët të Kasharit.
Sajmir Tahiri shkoi atje dhe kërkoi votën jo me një retorikë ndryshe nga direkativat e përgjithshme të PS, por me ton të qetë, kërkues dhe të pranueshëm nga qytetarët.
Saimir Tahiri ka përgjegjësinë për rezultatin e socialistëve në Tiranë. Edhe pse është i gjashti në listën e kandidatëve mban postin e kryetarit të partisë në kryeqytet. Përvoja si ministër për 3.5 vite ka bërë ta kuptojë se për çfarë kanë dhe për çfarë nuk kanë nevojë qytetarët.
Tahiri: Këtu të gjithë merren me fitoren, në fakt ne duam të merremi me standardin dhe cilësinë e qeverisjes. Të ishte për të fituar ishte kollaj, ne bënim koalicion. Ose të ishte për të fituar ishte kollaj nuk i luteshim PD që të dilte nga çadra dhe të futej në zgjedhje. Ne i bëmë të gjitha këto sepse besojmë që Shqipëria duhet qeverisur dhe të qeveriset nuk duhet të jetë peng i partiçkave që e kanë mendjen vetëm për të përfituar nga pushteti. Njerëzit e kanë kuptuar se pazari me votën është një pazar i madh për 4 vitet e ardhshme dhe kështu ka shkuar në 25 vitet e fundit me nga një Pazar për votën dhe pastaj nga një Pazar tjetër qeverisje.
Ashtu si kryeministeri edhe Saimir Tahiri si një koalicion me cilëndon parti i duket një Pazar për të cilën qeverisja do të jetë më e vështirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-ndjek-nga-afer-nje-dite-fushate-te-saimir-tahirit-ne-kashar/