Plani i masave të Policisë së Shtetit për Pashkët, Xhafaj ndjek nga afër kontrollet në kisha

Channel One Albania 2017-07-05

Views 0

Të gjitha objektet e kultit, të besimit katolik, janë monitoruar nga forca të shumta policie, por edhe të RENEA-s, me qëllim parandalimin e ndonjë sulmi ekstremist me rastin e festës së Pashkëve.
Zbatimin e planit të masave që Policia e Shtetit e kishte bërë publik një ditë më parë, e monitoroi nga afër edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë, besimtarët e kanë konsideruar të drejtë impenjimin e policisë, por thonë se harmonia fetare që karakterizon vendin tonë, nuk lë vënd për realizimin e sulmeve të tilla.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ndjekur nga afër zbatimin e planit të masave që Policia e Shtetit ka hartuar për të garantuar rendin e sigurinë në objektet e kultit, me rastin e festës së Pashkëve. Paraditen e së shtunës, Xhafaj ishte në ambientet e kishës katolike, ku takoi edhe efektivët të cilët ishin vendosur aty për të monitoruar situatën.
Gjatë gjithë kohës, ambientet e kishave janë vëzhguar nga dhjetra efektivë të policisë, por edhe forcave RENEA, por nuk është shënuar ndonjë incident. Vetë qytetarët, të cilët kanë marrë pjesë në ritet e kësaj feste, thonë se sulme terroriste nuk kanë ndodhur asnjëherë në Shqipëri, por se e shikojnë të drejtë marrjen e masave nga policia për të parandaluar ngjarje të tilla.
Policia e Shtetit paralajmëroi masat që kishte hartuar për ditët e festës, ku tha se ka kaluar në shërbim të përforcuar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e festës së Pashkëve. Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

Share This Video


Download

  
Report form