Ora News - Hetim lejeve dhe ndërtimeve, Prokuroria Gjirokastër hap dosjen e 'nxehtë' të pallateve

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Gjirokastrës ka hapur dosjen e nxehtë të lejeve dhe të ndërtimeve në kodrat e qytetit, ku tashmë disa objekte janë në rrezik shembje për shkak të rrëshqitjeve të tokës. Në verifikim do të kalojnë lejet dhe zbatimi i tyre, në një proces ku zëvendës/Ministri i Mbrojtjes kërkoi që të mos ketë tolerancë për këdo që do të gjendet në shkelje.

Lejet dhe ndërtimet në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër, ku një pallat dhe tre vila private rrezikojnë të shemben do të hetohen.

Prokuroria e Gjirokastrës i thanë Ora News se hetimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe nuk do të lërë jashtë skanerit asnjë institucion apo njeri të përfshirë në këto vendimmarrje.

Të parët që do të përgjigjen do te jene përfaqësuesit e kompanisë që ka ndërtuar pallatin 7 katësh rreth 10 vjet më parë në zonën që në atë kohë mbizotërohej nga pishat.

Përgjegjësi do të mbajnë edhe zyrtarët e shtetit, në rast se hetimi provon shkelje në dhënien e lejeve apo ndjekjen e zbatimit të tyre, garanci të cilën ua dha banorëve të prekur zëvendës/Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Por ndërsa hetimi pritet të nxjerrë përgjegjësitë ligjore nësë ka, banorët e pallatit nuk lejohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut të shembjes që mbetet prezent.

Përballë kësaj vatre të re, krahas atyre në lagjen "Punëtori" apo kodrën e lagjes "Çfakë", kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami i ka kërkuar qeverisë shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Ky vendim do ti hapte rrugë ndërhyrjes së pushtetit qëndror përballë një situatë ku sipas kryebashkiakes Rami, bashkia e Gjirokastrës i ka mundësitë e kufizuara.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rreshqitjet-hetim-te-plote-ndertimit-te-objekteve-ne-lagjen-kodra-e-shtufit

Share This Video


Download

  
Report form