Hetim pallateve në Gjirokastër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria dhe policia do të kryejnë një hetim të plotë të ndërtimit të objekteve në lagjen ?Kodra e Shtufit? në Gjirokastër.



Në pyetje do të merren përfaqësues të kompanisë, e cila ka kryer ngritur pallatet ne këtë zone.



Nisja e hetimeve i konfirmua edhe Zv ministri i mbrojtjes Petro Koci i cili përpara banoreve konfirmoi verifikimet që do të bëhen në zyrat e pushtetit vendor si dhe te kompania private.



Koci tha se te gjithë ata që kanë shmangur kriteret teknike e ligjore gjatë ndërtimit të objekteve, do të mbajnë përgjigjesi.



Hetimi sipas zëvendësministrit të mbrojtjes nuk duhet te përqendrohet vetëm tek pallati qe u mbulua nga uji e balta te shtunën e 3 shkurtit. Kontrolli duhet shtrirë edhe tek të gjitha objektet ne kodrën e Shtufit, e cila dikur ka qenë e pyllëzuar me pisha. Por pas viteve 90, pemët u prenë e në vend të tyre u ngritën pallatet.

Share This Video


Download

  
Report form