Vlorë - Sekuestro dy pallateve, Prokuroria: Prona e regjistruar u tjetërsua

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sipërfaqe e konsiderueshme trualli ku janë mbi 24 apartamente janë sekuestruar nga prokuroria e Vlorës, pasi dyshimeve se pronësia është përfituar me dokumenta false. Prokuroria nisi hetimin pas denoncimit të dy qytetarëve që pretendonin pronësinë e rreth 6100 m2 truall. Nga hetimet rezultoi se prona e regjistruar, është ndarë dhe tjetërsuar, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme.
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 6100 m2 truall, i përkthyer në 24 apartamente të një pallati dhe 32 përqind të një pallati tjetër, në qendër të qytetit bregdetar.
Shkak janë bërë dyshimet se janë pasuri të krijuara në bazë të dokumentave të falsifikuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestro-preventive-per-siperfaqe-trualli-dhe-apartamente-ne-vlore/

Share This Video


Download

  
Report form