Report TV -Gara për SPAK/ Kryeprokurorja e Tiranës pyetet për dosjen e 'nxehtë'

Report TV 2019-07-10

Views 2

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar ditën e sotme intervistimin e 5 kandidatëve për SPAK. Në seancën e sotme nuk është paraqitur prokurori Dritan Prençi, për të cilin KLP nuk ka patur gati materialet e vlerësimit. Në vend të tij është thirrur Behar Dibra i cili nuk u paraqit ditën e djeshme me argumentin se në të njëjtën kohë kishte një seancë gjyqësore.

Gazetari i Report tv, Arsen Rusta raporton se ditën e sotme janë pyetur nga KLP edhe prokurorët Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Dorjana Benko dhe kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Kjo e fundit është pyetur për çështjen e ish-drejtorit të burgjeve, Artur Zoto, i cili ka marrë pafajësinë në Apel. Lidhur me të, Imeraj është shprehur se ka respektuar ligjin dhe do të vepronte po njëlloj edhe tani.

E pyetur se çfarë do bënte më shumë në SPAK, ka deklaruar se rezultatet do të jenë më të mira pasi do kenë edhe Byronë e Hetimit dhe kushte më të mira për të luftuar.

m.v./Shqiptarja.com

Share This Video


Download

  
Report form