http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dashamir Xhika dhe Andi Toma, dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve u prangosën mbrëmjen e të enjtes të akuzuar për korrupsion.
Arrestimet erdhën pas hetimit që zhvilloi Prokuroria e Elbasanit për ndërtimin e autostradës Tiranë ? Elbasan dhe aksit rrugor Elbasan ? Gjinar.
Prokurorët nisën verifikimet në bazë të kallëzimin te bërë nga ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, dhjetorin e vitit të kaluar.
Gjiknuri kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për autostradën, që rezultoi me një dëm financiar prej 5.3 miliardë lekësh.
Hetuesit zbuluan se ish-drejtori i Përgjithshëm i rrugëve Dashamir Xhika, i vendosur nga LSI, ka kryer abuzime në procedurat tenderuese dhe mbikëqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.
Edhe Andi Toma, ish-zyrtar i vendosur në krye të rrugëve në kohën e qeverisjes së PD, dyshohet për shkelje me tenderimet.
I gjithë operacioni i arrestimeve u drejtua deri në mesnatën e të enjtes nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha. Burimet bëjnë të ditur se në total janë lëshuar 11 fletë arreste, nga të cilat deri më tani, janë ekzekutuar vetëm tre.