Veliaj emëron drejtoret - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erion Veliaj nuk ka humbur kohë, në formimin e grupit të drejtorëve në Bashkinë e Tiranë, me të cilët do të punojë në 4 vitet e ardhshme. Një ndër drejtorët e parë të emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, ishte ai i Drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor. Skerdi Drenova do të drejtojë një ndër drejtoritë, që duket se do të ketë punë në kryeqytet. Drenova zëvendëson Florenc Hoxhën, emri i të cilit është artikuluar shpesh nga Veliaj gjatë fushatës, si abuzues me detyrën. Kryetari i Bashkisë ka emëruar në krye të Drejtorisë së Tatimeve, Arli Naskën. Këto ishin njerëzit e emëruar zyrtarisht nga kryebashkiaku. Ndërkohë mësohet se në Drejtorinë Juridike pritet të emërohet Itena Ndroqi, e cila ka punuar bashkë me Veliaj, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Genc Kojdheli pritet të jetë në krye të Drejtorisë së Projekteve, Taulant Tusha drejtor i Punëve Publike dhe Joni Boboçi, Drejtor i Urbanistikës. Në punën e tij si kryebashkiak, Erion Veliaj do të ketë krahë të djathtë 4 nënkryetarë. Nënkryetarëve, emrat e të cilëve u publikuan pak ditë më parë, Brunilda Paskali të LSI-së dhe Andi Seferi të FRD-së, i janë shtuar edhe dy të tjerë. PDIU do të ketë Isuf Shehun, si përfaqësues të saj në postin e nënkryetarit të Bashkisë. Ndërsa zv/ministri aktual i Arsimit Arbri Mazniku, njohje e vjetër e Veliajt që në kohën e Mjaft-it, do të jetë nënkryetari nga radhët e PS. Vendimi i parë që Erion Veliaj morri me të hyrë në zyrën e tij, ishte rregullimi i sahatit, në kullen ngjitur me godinën e Bashkisë, që kish ngelur prej vitesh, dhe askush nuk merrte mundimit t?i hidhte vështrimin.

Share This Video


Download

  
Report form