?Pashë një person më shumë se 1 metër e 80 cm i gjatë. Në kokë kishte një kapuç dhe e mbante të mbledhur deri te balli. Dallova që ishte me mjekër?. Është kjo dëshmia e Mario Meshinit i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit. Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se Mario Meshini ishte duke pritur Devi Kasmit.
Ky i fundit sapo ka dalë nga makina është qëlluar nga pas. Kanë qenë rreth 9 të shtëna në drejtim të Devi Kasmit, prej të cilave dy në kokë. I dyshuar si bashkëpunëtor Mario Meshini ka mohuar të gjitha akuzat. Kur është marrë në pyetje, Meshini ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, aq sa në disa momente ka qarë.
?Unë e njoh Devi Kasmin prej 7 muajsh. Me ka njohur kunati im me te, tek palestra e tij. Nuk e kam nxjerrë unë Devi Kasmit në pritë. Kur ata qëlluan Devin unë ngrita duart lartë dhe u thashë që s?kam lidhje. Pasi e qlluan, pashë personin me mjekër, ku i dallohej fytyra, të ikte me vrap dhe e priste një motor. Edhe unë ika me shpejtësi pasi u tremba shumë?, - ka thënë më tej Mario Meshini në dëshminë që ka dhënë në Polici.