Dy ditë pas atentatit të ndodhur në burgun e Vaqarrit, nëna Ergys Kolaverit, një prej të arrestuarve, ka pohuar për Report Tv, se i biri nuk ka lidhje me atentatin e të shtunës. Vashe Kolaveri thotë se ka mjaft dëshmitarë që tregojnë se i biri ka qenë në shtëpi dhe në punë të shtunën. Kolaveri tha se nuk do të hakmerreshin nëse shteti dënonte autorët e vrasjes së të birit.
Sipas saj, Gazmir Daci shkaktoi konfliktin me fëmijët e saj. Nga ana tjetër nëna e Gazmir Dacit tha se vëllezërit Kolaveri, ishin përgatitur për të goditur të birin me shkopinj bejzbolli e sende të forta.
Një ditë pas arrestimit të Ergys Kolaverit dhe Enea Cekës, të dyshuar për atentatin për hakmarrje ndaj Gazmir Dacit, në burgun e Vaqarrit, ka reaguar për Report Tv, nëna e Ergys Kolaverit. Vashe Kolaveri, rrëfen se djali i saj nuk është përfshirë në asnjë atentat ndaj askujt pasi ai ka qenë gjithë kohën në shtëpi në kohën kur ka ndodhur ngjarja në Vaqarr.
Ergys Kolaveri, është vëllai i Valmir Kolaverit i cili mbeti i vrarë me 4 nëntor të vitit 2015, në qendër të Bathores, pasi u godit me armë zjarri nga Gazmir Daci, i njohur edhe me emrin Elson Daci. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe vëllai i Valmirit, Robert Kolaveri.
Ky i fundit tashmë është i paralizuar dhe qëndron në karrocë, në pamundësi ekonomike, për të kryer një operacion të shtrenjtë jashtë vendit. Si të dyshuar, policia arrestoi Gazmir Dacin si dhe babain e tij, Xhelal Daci.
Këtë pretendim ajo e mbështet në faktin se sipas saj gjatë kohës së ngjarjes dhe gjithë ditën e shtunë, i biri ka qenë vazhdimisht në shtëpi, ose duke punuar në një kompleks stallash lopësh pronë e familjs në Bathore.
Më tej gruaja rrëfen se i biri mjekohej prej kohësh dhe se kishte probleme shëndetësore në sy dhe për këtë shkak ai kishte vështirësi për të udhëtuar edhe me furgon, e aq më pak kishte mundësi për të qëlluar me armë.
Ajo pohon se ka pasur edhe dëshmitarë të tjerë që kanë parë të birin në shtëpi apo të gjithë rrjetet e dyqaneve ku ata dërgojnë qumësht çdo ditë.
Gruaja thotë se ata nuk e kanë menduar asnjëherë hakmarrjen ndaj familjes Daci. Madje Madje sipas saj edhe në rastet kur janë vënë eksploziv në lokalin dhe banesën e familjes Daci në Bathore, ata nuk janë përfshirë. Gruaja rrëfen edhe historinë e konfliktit me familjen Daci. Sipas saj Gazmir Daci i ka bërë pritë një prej fëmijëve të saj dhe madje më pas kishte fyer e kërcënuar në telefon Valmirin. Vashe Kolaveri rrëfen se babai i Gazmir Dacit, Xhelal Daci, ka qenë i pranishëm në ngjarje dhe ai duhej të kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin, por se ai sipas saj ka qenë nxitësi.
Shyqyrie Daci, bashkëshortja e Xhelal Dacit e nëna e Gazmir Dacit, i njohur edhe me emrin Elson Daci, jep një tjetër version për ngjarjen e 4 nëntorit.
Ndonëse nuk ka pranuar të flasë përpara kamerës, ajo ka pohuar se djalit të saj i kanë zënë pritë vëllezërit Kolaveri dhe e kanë ndjekur.
Sipas saj vëllezërit Kolaveri kanë qenë të përgatitur për t?u konfliktuar pasi kanë pas...