#rtvora #oranews
Zbardhet dëshmia e të arrestuarve në lidhje me sekuestrimin e mbetjeve të rrezikshme kancerogjene në portin e Vlorës.
Të arrestuarit: Nuk është e vërtetë që ka fuçi me amiant. Në to ka vaj motori që përdoret gjatë udhëtimit në traget.
Ndërkohë disa prej të arrestuarve janë shprehur se nuk kishin lidhje me ngjarjen, pasi nuk e dinin se çfarë kishte brenda në fuçi.
Ngarkesa me mbetje të rrezikshme kancerogjene u kap në portin e Vlorës ditën e djeshme, ditën e sotme po kryhet një inspektim në këtë port.
Inspektimi është duke u kryer nga drejtori i portit i policisë dhe prefekti i qarkut Vlorë, bën me dije gazetari i Ora News në Vlorë, Edi Ruçi.
Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.
Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës, ndërsa është sekuestruar në në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.
Të arrestuarit janë:
Kujtim Xhaferllari., 65 vjeç, zv. Kapiten i tragetit, banues në Vlorë
Arbër Çuni, 28 vjeç, shofer i furgonit, banues në Vlorë
Agron Grata 48 vjeç, drejtor operativ i agjencisë EuroFerra, banues në Vlorë
Festim Tafa., 71 vjeç, kapiten i tragetit, banues në Vlorë
Elisabeta Cuna., 55 vjeçe, administratore e kompanisë së pastrimit Delfin 1, banuese në Vlorë
Zamir Kornuzi., 45 vjeç, pronar i kompanisë së grumbullimit ?Kornuzi?, banues në Vlorë
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mbetjet-e-rrezikshme-ne-portin-e-vlores-flasin-te-arrestuarit-eshte-vaj-motori
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp