Report TV - 'Rruga e Kombit', masa për 23 të arrestuarit do jepet nesër në Gjykatën e Tiranës

Report TV 2018-05-12

Views 0

Pas akteve të dhunës në ?Rrugën e Kombit? kundër vendosjes së taksës për automjetet, 23 protestuesit e arrestuar priteshin të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t?u njohur me masën e sigurisë. Por burime për Report Tv pranë Gjykatës së Kukësit bëjnë me dije se të arrestuarit do dërgohen në Gjykatën e Tiranës, për shkak se ajo e Kukësit nuk ka kapacitete për gjykimin e një numri të madh personash, në rastin konkret janë 23 të cilët presin të mësojnë nëse janë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e Prokurorisë ndaj tyre.

Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër, 10 protestues në komisariatin e Policisë së Kukësit. Mbi protestuesit rëndojnë katër akuza, ajo e tubimit të paligjshëm, dhunë dhe kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike.

Report TV ka mësuar sot se Prokuroria pritet që ta ndryshojë kërkesën e masës për ta nga ?urdhër ndalimi?, në ?hetim në gjendje të lirë?.

Share This Video


Download

  
Report form