Ervin Pupuleku dhe Ermal Harizaj dy inspektorët e hetimit Tatimor që u arrestuan nga policia në 22 korrik 2017, pasi pronarja e një hoteli në Kavajë, i denoncoi për korrupsion tek kryeministri i vendit Edi Rama.
Mirëpo së bashku me dy inspektorët e arrestuar nga policia, e pandehur në gjykatën e Kavajës ka përfunduar dhe biznesmenia që guxoi dhe denoncoi korrupsionin tek Edi Rama. Të dy inspektorët momentalisht nuk janë në burg, pasi Harizaj është liruar nga gjykata kundrejt një garancie pasurore dhe Pupuleku ndodhet në masën e ?arrestit në shtëpi?.
Më 22 korrik 2017, kryeministri Edi Rama publikoi në faqen e tij në ?Facebook? videon e arrestimit të tre inspektorëve të hetimit tatimor, si shembull të fushatës së tij post-zgjedhore për spastrimin e administratës nga zyrtarët arrogantë dhe të korruptuar. Shtatë muaj pas këtij postimi, prokuroria e Kavajës ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të dërgojë në gjykatë shtetasit Pupuleku dhe Harizaj, ndërsa ka vendosur të pushojë akuzat e korrupsionit për inspektorit e tretë të arrestuar, shtetasin Arben Disha.