Report TV - Reforma e ujit, rritet numri i kontratave, radhë dhe orar i zgjatur te sportelet në Fier

Report TV 2018-05-11

Views 0

Reforma antiinfomalitet në sektorin e ujit te pijshëm ka dhënë rezultat të prekshëm në Bashkinë Fier. Kjo, sipas drejtorit të Ujësjellësit Piro Ndreu, duket ne numrin e konsiderueshëm kontratash të reja dhe lidhje akt marrëveshjesh.

?Kompania jonë ka ngritur 16 grupe pune, pasi një pjesë e qytetarëve vijnë vetë dhe deklarojnë, ndërsa tek një pjesë tjetër shkojmë ne. Këto dy grupe janë të orientuar në dy drejtime. Drejtimi i parë është se ne i njohim zonat që mund të kenë lidhje të pa deklaruara dhe një mundësi tjetër është ajo e lidhjeve të dyta, të paligjshme. Kemi radhë të gjata në sportele pasi njerëzit vijnë dhe deklarojnë lidhjet, deri dje janë bërë 625 kontrata të reja?, thotë drejtori i ujësjellësit të Fierit, Piro Ndreu.

Pavarësisht aksionit për eleminimin e lidhjeve të jashtëligjshme, po punohet edhe në drejtim të vendosjen e matësave dhe arkëtimet e debive.

Share This Video


Download

  
Report form