Të sëmurët talasemike në rrethin e Fierit janë një problem shqetësues për Bankën e Gjakut të spitalit të këtij qyteti. Sipas mjekut Dashamir Banaj, "në Fier, janë 77 talasemikë që duan të marrin gjak, por nuk ka sasira të nevojshme për t'u ardhur në ndihmë".
Numri i të prekurve nga kjo anomali e gjakut rritet çdo vit dhe sasitë për të mbuluar nevojat e pacientëve, duhet të jenë më të madha.
Por aktualisht, Banka e Gjakut në Fier, ka sasira të limitura lidhur me plotësimin në mënyrë maksimale të nevojave për gjak të kësaj kategorie të sëmurësh.
"Në këtë drejtim është punuar me Kryqin e Kuq, por nevojat për gjak janë dhjetë herë më të mëdha se sa ato që ne sigurojmë", shprehet Banaj. Në rrethin e Fierit janë 77 persona që duan të marrin sasinë e nevojshme të gjakut, por sipas mjekut Banaj, "ajo që është për t'u shqetësuar, është se një pjesë e tyre janë fëmijë të vegjël, të porsalindur.
Ndërkaq, ai thekson se "kjo është gangrenë e politikave të Ministrisë së Shëndetësisë , të cilët duhet të punojnë më fort n lidhje me parandalimin e lindjeve të fëmijëve me këtë lloj diagnoze".