FIER- Në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive së Paluajshme në Fier këto ditë ka një fluks kërkesash dhe aplikimesh. Kjo duket qartë në sportelet e këtij institucioni ku ka radhë të gjata të qytetarëve.
Disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë për pritjen e gjatë në radhë. Sipas tyre për një dokument u duhet të rrinë me orë të tëra pranë sporteleve, edhe pse personeli këtu shërben me orare të zgjatura.
Çdo ditë mesatarisht depozitohen nga qytetarët mbi 200 kërkesa për regjistrim të pasurisë. Ndërkohë drejtori i i këtij institucioni, Dilaver Kamberi, thotë se "radhët e gjata vijnë si rezultat i kërkesave të bëra nga qytetarët për marjen e dokumentave të legalizimit, e cila është një punë shumë voluminoze apo dokumentave të tjera, si dosje urbanistike bujqësore, blerje apartamenti dhe pronash, e të tjera".
Sipas kamberit, "të gjitha këto kërkesa përballohen nga specialistët, të cilët punojnë edhe jashtë orarit zyrtar. Çdo ditë këtu përveç marjes së dokumentave që përmendëm më lart në Zyrën e Regjistrimit në Fier, shpërndahen rreth 20 dosje, të cilat vijnë nga Zyra e Legalizimeve".