Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të aksionit të gjerë të qeverisë të paralajmëruar në shtator kundër informalitetit, në Fier është konstatuar rritje e numrit të bizneseve të regjistruara në QKR, ndërkohë që në Kukës subjektet informale përbëjnë rreth 20%.
Paralajmërimi i qeverisë për aksionin kundër Informalitetit ka rritur numrin e bizneseve që kryejnë regjistrimin në Fier.
Drejtori i Tatim-Taksave në këtë qytet Albert Malaj thotë se nga 1000 subjekte të regjistruar një vit më parë ky numër ka shkuar në 1500, ndërsa kanë gati planin operacional.
Albert Malaj: Nga analiza që kemi bërë ne gjykojmë që këto biznese të reja janë kryesisht pjesa informale e aktiviteteve të cilat po formalizohen.
Ndërkaq në Kukës Drejtori i Tatim-Taksave thotë se numri i bizneseve informale përbën 20% të subjekteve.
Gëzim Omuri: Informaliteti në Kukës është 15-20%, brenda muajit shtator kjo do të shkojë drejt shifrës zero. U bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që ushtrojnë biznes privat të regjistrohen, të pajisen me kasë fiskale dhe të sigurojnë punonjësit e tyre.
Ndërkaq qytetarët i kërkojnë qeverisë që aksioni të nisë në dogana, pasi kuponi tatimor nuk do të zgjidhë problemin madhor të informalitetit.
Aksioni sipas qeverisë pritet të sjellë në arkën e shtetit rreth 330 milion dollarë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rritet-numri-i-subjekteve-tregtare-te-regjistruara-ne-fier-ne-kukes-20-informale/