TIRANE - Me lot në sy dhe lule në duar, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarë të viktimave të 21 janarit si dhe anëtarë kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në vendin ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Pas pritjes në selinë e Këshilli të Ministrave, Rama dhe familjarët ecën përgjatë Bulevardit, teksa në duar mbanin lule iu drejtuan vendit ku u vranë protestuesit. Kryeministri u përkul në shenjë nderimi dhe respekti për katër të vrarët, ndërsa përshëndeti dhe përqafoi familjarët e Hekuranit, Ziverit, Aleksit dhe Faikut.