Ditën e sotme qindra besimtarë myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në qytetin e Tiranës.
Sot, pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët muslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin.
Myftiu i qytetit të Tiranës Ylli Gurra uroi që të gjithë sakrificat e besimtarëve gjatë muajit të agjerimit të pranohen.
Bajrami është dita e besimit të brengave, dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, dita e një jete të re, e pendesës për gabimet, e projekteve dhe veprave të mira. Dita kur mëritë, hatërmbetjet, xhelozia dhe smira marrin fund. Bajrami është solidarizim me mbarë shoqërinë. Zoti e ka veçuar Bajramin si moment gëzimi, prandaj neve na takon ta vlerësojmë në këtë mënyrë.
Myftiu i qytetit të Tiranës Ylli Gurra