Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me thirrjen "duam punë " naftëtarët e Ballshit dhe Fierit i janë drejtuar përsëri prefektures së qarkut të Fierit duke bllokuar aksin rrugor përpara saj.
Ata kërkuan zgjidhje për dy çështje kryesore, sigurimi i punës dhe paga e muajit dhjetor. Naftëtarët i bënë thirrje kryeministrit Rama që ta marrë seriozisht punën e tyre pasi në të kundërt do të bëjnë atë që bënë minatorët në 1992.
Gjithashtu naftëtarët thanë se nuk do bëhen pjesë e asnjë pale politike.
"Ne jemi mbledhur sot për të vazhduar protestën tonë shumë paqësore, për ti thënë zotit Kryeministër merre seriozisht problemin e naftëtarëve. Sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992. Mos u tall më me ne, me familjet tona. Ai kolltuku jot është me votat tona. Ne sot do të vendosim me një lëvizje punëtore, pa udhëheqje, pa politizuar. Mos shpresojë asnjë asnjë parti politike se ne do ta mbështesim. Kurrë! Vërtet zgjidhja jonë do të vijë nëpërmjet politikës, por kurrë mos shpresojë asnjë që ne të bëhemi pjesë e saj. Nëse sot prefekti nuk na kthen përgjigje për dy kërkesat tona kryesore, puna dhe paga e muajit dhjetor, të tjerat vijnë më parë. Zoti Prefekt nëse të ka mbetur një pikë besnikërie, dil dhe thuaj je me ne apo jo?!", tha një prej naftëtarëve.
Një ditë më parë ata kundërshtuan vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/duam-pune-naftetaret-bllokojne-rrugen-perpara-prefektures