Protesta në Ballsh, naftëtarët: Nuk kemi punë me policinë, duam të rinisim punë

Report TV 2020-12-05

Views 0

Kërkesat e protestuesve janë të qarta, ata kërkojnë rinisjen e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura.Njëri prej protestuesve thotë se nuk duan të përplasen me policinë, të cilët sipas tij nuk duhet të ishin aty.

"Nuk e di nëse ministri po e sheh situatën këtu ku policia ka zaptuar në mënyrë të paligjshme rafinerinë. Që policia të hyjë në një kompni private duhet të jetë bërë një kërkesë nga pronarët që po ushtrojnë dhunë. Po i bëj thirrje ministrit që të reagojë se ne jemi për të shkuar në vendin e punës dhe për të mbrojtur rafinerinë nga zjarret e mundshme. Ne jemi papunë, jemi njerëz të qytetëruar, kemi 40 vite pune në rafineri. Persona të papërgjegjshëm na kanë marrë të dhënat tona personale dhe sot nuk paraqiten këtu. Në rast se personi e sheh të dyshimtë ardhjen e tij pasi na ka marrë të dhënat tona le të vi tëna kthejë mbrapsht, të na shlyejë të gjitha detyrimet që na ka dhe ne marrim rrugën drejt qytetit se nuk vijmë këtu të përplasemi me forcat e rendit" - thotë një prej protestuesve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS