Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbyllja e klasave kolektive nuk duhet të shqetësoje mësuesit pasi ata nuk do të ngelen pa punë. Kështu u shpreh zv/ministrja e Arsimit Besa Shahini. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ajo shpjegoi se edhe transporti i nxënësve do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Besa Shahini: Prindërit kanë dilemat e transportit, ndërsësuesit kanë dilema se mos largohen nga vendi i punës, por asnjë prej tyre nuk do të ndodhë.Transporti do të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme sipas kushteve që ofron terreni në Shqipëri dhe mësuesit nuk do të mbeten pa punë. Ka terrene të thella malore që ka makina që kalojnë dhe ka makina që nuk kalojnë. Po punohet maksimalisht që ti ofrohet transporti më i mirë i mundshëm. Kemi pasur disa probleme ditën e parë të shkollës, ku disa komunitete kanë qenë jo shumë të entuziasmuara për këtë proces, ditën e dytë janë pajtuar dhe deri në fund të javës do të kemi edhe grupe të tjera që do të na bashkangjiten në këtë proces.
Numri dy i ministrisë së Arsimit u shpreh se kanë nevojë për mesues në projektin "Bëjmë detyrat", por edhe për mesues ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllja-e-klasave-koletive-shahini-asnje-mesues-nuk-do-mbetet-pa-pune