Ora News - Avokati grek i Balilit për Ora News: Nuk ka asnjë dëshmitar, asnjë dokument

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e Klement Balitit vazhdon të mbetet ende pezull në gjykatë, teksa i ashtuquajturi nga mediat greke si Eskobari i Ballkanit është ende në kërkim nga policia. Avokati mbrojtës Aleksis Kujas në një lidhje telefonike për Ora News deklaron se nuk ka asnjë dëshmitarë kundër tij.

Kujas: Është e rëndësishme që të kuptojmë diçka interesante. Në këtë rast ka 17 të pandehur dhe secili prej tyre thotë gjëra të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk thotë diçka për Klement Balilin dhe për këtë çështje. Nuk ka asnjë dëshmitar, nuk ka asnjë dokument. Ka vetëm një transkript nga një person i cili i ka kaluar numrin e pasaportës së Balilit njërit prej të akuzuarve.

Avokati i Balilit dhe pas dy vitesh nga ngritja e akuzave, akoma nuk është në dijeni se cilat janë ato.

Kujas: Balili vazhdon të jetë në kërkim nga policia greke sepse ajo kërkon të dijë versionin e tij. Nuk i di ende akuzat e policisë apo mendimin e gjykatës, por jam në pritje. Ka një seancë të dytë pas disa muajsh dhe aty do të mësoj më shumë për gjithçka për këtë çështje. Nuk ka asnjë dëshmitar që të dijë gjithçka për këtë çështje dhe nuk ka asnjë dokument. Nuk e di çfarë akuzash janë ngritur dhe prandaj është anormal ky rast.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/avokati-grek-i-balilit-ora-news-nuk-ka-asnje-deshmitar-asnje-dokument

Share This Video


Download

  
Report form