Dorezohet propozimi i kompanise turke per aeroportin e Vlores

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Lajmi për dorëzimin e kërkesës zyrtare nga një bashkim kompanish turke për të ndërtuar aeroportin e Vlorës, e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook. Kantieri për ndërtimin e aeroportit do të hapet në muajin Qershor.

Televizioni Klan ka mësuar se ofertën e ka bërë konsorciumi i tre kompanive turke: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction. Sipas propozimit, aeroporti do të ndërtohet në zonën e Akernisë në afërsi të qytetit të Vlorës.

Burime zyrtare treguan për Televizionin Klan se vlera e investimit është 98 milion euro dhe e gjitha do të jepet nga operatori privat e jo nga buxheti i shtetit. Më pas menaxhimin e aeroportit do ta ketë grupi investitor ndërsa qeveria do t?i garantojë rrezikun e fluksit të fluturimeve. Forma e kontratës do të jetë sipas formulës Partneritet Publik ? Privat.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me marrjen e ofertës do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues të saj dhe Ministrisë së Financave për të shqyrtuar anën teknike të propozimit dhe për të ndjekur më pas hapat ligjorë për lidhjen e kontratës.

Pas heqjes së eksluzivitetit të aeroportit të Rinasit, ai i Vlorës do të jetë i dyti aeroport ndërkombëtar në territorin tonë, ndërsa Kukësi nuk planifikohet më të futet në punë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form