Report TV - Gjiknuri: Nis studimi për aeroportin e Sarandës e Vlorës

Report TV 2018-05-09

Views 0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, gjatë raportimit që bëri sot lidhur me atë çfarë parashikon buxheti 2018, në sektorin që ai mbulon, ceku të gjitha investimet që janë parashikuar të nisin gjatë vitit të ardhshëm dhe që pritet të sjellin një ndikim të madh në ekonominë e vendit.
?Rruga e re Tiranë-Elbasan përfundon vitin tjetër dhe do të ketë më pak trafik për qytetarët që kanë ahsur probleme, sepse do të lidhet edhe me segmentin Tiranë-Durrës. Do të hapim dhe kompletojmë projektin e ri që ka të bëjë me by-pass-in e Tepelenës, që kompleton gjithë aksin nga Levani deri në Kakavijë dhe pjesnë tjetër që shkon në Sarandë. Do të nisim lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë, me rrjet të ri rrugor. Edhe Rruga e Kombit, që duhet të themi se është një rrugë e pa-përfunduar, do të nisë të plotësohet nga Kukësi deri në Morinë, për ta bërë siç duhet të jetë. PPP-të janë me financime të qëndruehsme, me haëpsira nga buxheti i shtetit, nga projekte afatgjata? ? tha Gjiknuri.

Ai vijoi më tej duke garantuar se fokusi i qeverisë do të jetë te ?korridori Veri-Jug, pjesë e korridorit Ionian-Adriatik, që do të na ndihmojë që Shqipëria të lidhet më mirië me vendet fqinje dhe do t?i japë frymë ekonomisë tonë detare, porteve tona. Duhet të shfrytëzojmë pozicionin gjeografik, që portet tona të jenë në shërbim të ekonomive rajonale. Do të vijojmë me plotësimin me të gjitha standardet të aksit Kashar-Rrogozhinë, si dhe përmirësimin e senetit nga Plepat në Fier, që nuk përfundoi asnjëherë, pasi ka shumë mbikalime dhe rreth-rrotullime të papërfunduara" - tha ministri socialist.

Share This Video


Download

  
Report form