Ja super-projekti i rrugës Orikum-Himarë, Gjiknuri: Së shpejti nis ndërtimi i Aeroportit të Vlorës

Report TV 2018-05-15

Views 11

Në kuadër të turit ?Puna për Shqipërinë që Duam, llogaridhënia publike e qeverisë?, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Ministri për Turizmin dhe Kulturën Blendi Klosi zhvilluan dëgjesa publike në Bashkinë e Vlorës.

Gjatë takimit me qytetarë në Teatrin Petro Marko, ministri Gjiknuri u ndal te projektet në infrastrukturë, ndërsa prezantoi edhe planin për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Himarë si pjesë e paketës "1 miliard për rindërtim".

?Vlora ka perspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit?, u shpreh Gjiknuri.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë.

?Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe pot ë krahasohet me numrin e turistëve gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar?, nënvizoi Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form