Mazhoranca i hapi rrugë negocimit të kontratës me bashkimin e kompanive turke Cengiz; Kalyon dhe Kolin Construction, ku votën pro nga krahu i kundërt politik e ka dhënë deputeti demokrat i qarkut të Vlorës Agron Shehaj, ndërsa LSI abestenoi.
Demokratët e tjerë kundërshtuan procedurën pa garë që qeveria ka zgjedhur për t?i dhënë koncesionin e aeroportit të Vlorës firmës turke. Por dy ministrat Gjiknuri e Ahmetaj thanë se ndërtimi i aeroportit është një sektor strategjik, i cili do t?i sjellë përfitime ekonomike vendit.
Por opozita kundërshtoi edhe përqendrimin e sektorëve strategjikë në duart e kompanive turke, në kohën që Shqipëria aspiron të integrohet në Bashkimin Europian.
Në tre vitet e para qeveria pret që aeroporti i Vlorës të arrijë një fluks prej 600 mijë udhëtarësh, ndërsa termat finale mbi fluksin e munguar që do të paguajë buxheti i shtetit do të hartohen gjatë negocimit të kontratës. Po ashtu zyrtarët thanë se në momentin që do të nisin punimet, aeroporti do të hapë 1 mijë vende të reja pune në këtë zonë.