Report Tv - Nis puna për Bypass-in e Tepelenës, Rama: Pas Vlorës, aeroport turistik në Sarandë

Report TV 2018-07-14

Views 0

Kryeministri Edi Rama inauguroi sot nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës. Ai u shpreh se projekti i ri në infrastrukturë do të transformojë jo vetëm qytetin e Tepelenës, por të gjithë zonën. Gjithashtu, Rama u shpreh se në vjeshtë do të nis puna në Bypassin e Fierit, ndërsa ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë.

Sot finalizojmë një punë të nisur prej disa kohësh. Më parë askush nuk ndalonte në Tepelenë, të gjithë donin të iknin. Kjo vepër e premtuar për dekada të tëra. Ka pasur një mungesë të përgjegjshmërinë në hartimin e projekteve. Në bashkëpunim me BB rimodeluam skemën e financimit. Në fillim të gushtit hapen ofertat dhe brenda shtatorit, në rastin më të keq, në tetor nis puna në By passin e Fierit, ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë më shumë. Ka nisur puna në ditët e shkuara për By Passin e Milotit. Bypass-i e Tepelenës ka një plan që parashikonte. Sot jemi në kushtet kur projekti është realizuar ku vrima e zezë ku shkarkohen të gjitha flukset do të eliminohet.

Edi Rama
Rama nuk i kurseu akuzat për qeverinë Berisha gjatë fjalës së tij. Shefi i qeverisë tha se, qeveria paraardhëse i la rrugët rrugëve, ndërsa duke u ndalur te autostrada Tiranë-Elbasan theksoi se pasojat e inaugurimit për fushatë po i vuajmë tani.

Qeveria paraardhëse mori përsipër të gjitha rrugët dhe të gjitha i la rrugëve. Rruga Tiranë-Elbasan u hap me një tunel një kalim me bujë dhe më pas u ekspozua ndaj shembjeve duke na vënë në detyrim të bënim komplet projektin gjeologjik, një gjë e pabesueshme jo për një shtet, por edhe për një familje.

Edi Rama
Pas Bypass-ve, Rama e vendosi theksin edhe te infrastruktura aeroportuale. E ndërsa pritet të hapet aeroporti i Kukësit dhe të fillojnë punimet për atë të Vlorës, Rama u shpreh se ka nisur procesi për të bërë vlerësimet për të ndërtuar edhe aeroportin turistik të Sarandës.

Share This Video


Download

  
Report form