Bypass-i i Tepelenës nis në vjeshtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tepelena ishte ndalesa e radhës për ministrat Damian Gjiknuri dhe Niko Peleshi, të cilët zhvilluan një dëgjesë publike me banorët e zonës.



Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek dy investimet më të rëndësishme të qeverisë, Bypass-i i Tepelenës që fillon ndërtimin brenda vjeshtës dhe rruga Kardhiq-Delvinë.



 ?Disa angazhime që i kemi marrë për Qarkun e Gjirokastrës dhe për popullin e Tepelenës do t'i bëjmë realitet. Këtu janë bërë shumë investime, Tepelena është transformuar. Kemi hapur një procedurë edhe për të zgjidhur bypassin e Tepelenës, do jetë një investim goxha i madh që do krijojë mundësi edhe për punë këtu në zonën e Tepelenës. Kompanitë në fund të fundit do marrin edhe njerëz këtu apo do jenë shërbime në funksion të këtyre veprave. Janë 18 milion euro investim për këtë vepër. Shumë shpejt do të fillojmë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë. Pra, edhe kjo do te jetë një mundësi e mirë për njerëzit këtu që të komunikojnë ndërsa rritja e lëvizjes në drejtim të Sarandës patjetër do të sjellë një zhvillim ekonomik për atë zonë. Impakti ekonomik do të shpërndahet kudo?. 



Ndërsa Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural foli për reformimin e shërbimit veterinar, projektligj i cili po bëhet gati për të kaluar në Parlament.



?Ne tani kemi bërë gati një ligj, dhe besoj brenda Korrikut do ta çojmë në Parlament për reformimin e shërbimit veterinar. Me dy fjalë, ky ligj korrigjon dy gjëra, e para shmang atë amullinë e shërbimeve veterinare dhe të veterinerëve, se sot kemi veterinerë bashkie, veterinerë të AKU-së, veterinerë të shërbimit rajonal të drejtorisë së bujqësisë, kemi klinika veterinare kemi veterinerë autonom. Secili nuk di se ku fillon dhe ku mbaron përgjegjësia, shpesh herë një punë iu takon të dyve ta bëjnë dhe se bën askush. Me këtë ndryshim, ne po ia japim të gjithë kontrollin një institucioni. Nuk do ketë më veterinerë të bashkisë, Bashkia nuk do merret me shërbimin veterinar. AKU do të bëjë kontrollin nga ferma e deri në dyqan, në tavolinë. Ndërkohë shërbimi veterinar synon të ketë për çdo njësi administrative, ish-komunë, të ketë të paktën një veteriner. ?



Peleshi tha se qeveria po mbështet edhe nxitjen e agroturizmit, ndërsa u kërkoi të pranishmëve që të investojnë në këtë drejtim.

Share This Video


Download

  
Report form