http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pas dy shekujsh e gjysmë, mulliri me ujë pranë fshatit Bënçë në Tepelenë ruan formën dhe funksionin për të cilin u ngrit asokohe nga Ali Pashë Tepelena. Sot pronare të këtij mulliri historik janë Lefer dhe Adelina Bleta. Prej 25 vjetësh, ky objekt është i vetmi burim të ardhurash për familjen e tyre. Ujin e mullirit Adelina e shfrytëzon për lavanterinë saj në natyrë, ndërsa bashkëshorti e përdor për bluarjen e misrit dhe drithërave të tjera. Klientët e çiftit Bleta janë fermerët jo vetëm nga Tepelena, por dhe zona të tjera të vendit. Ata bluajnë grurin për bukë, por dhe drithërat e tjera për ushqimin e bagëtive. Mulliri historik me ujë ka tërhequ vëmendjen e shumë vizitorëve të huaj madje dhe interesin për ta blerë atë.