Kompania turke “Kalyon” shpreh interes per Aeroportin e Vlores

RTV KLAN 2018-05-10

Views 1

Projekti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës është afër konkretizimit. Kompania turke ?Kalyon? ka shprehur interes për ndërtimin e tij, sipas formulës partneritet publik ? privat. Mësohet se fondet për investimin e projektit do të financohen nga vetë firma, ndërsa qeveria do t?i kthejë paratë më vonë, në bazë të formulës që do të bihet dakord dhe sipas parashikimeve të fluksit që do të ketë aeroporti.

Emri i firmës që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës u mësua nga një status që ka publikuar në rrjetin Facebook, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.

Gjiknuri shkruan se ndodhej si i ftuar special në Turqi, në krah të kryeministrit turk dhe ministrit të Energjisë në ceremoninë e fillimit të punimeve për fabrikën e parë të paneleve diellore. Investimi 1.4 miliardë dollarë i fabrikës do të realizohet nga konsorciumi ?Kalyon & Hanëha?, ku firma Kalyon është ajo që ka kërkuar të ndërtojë aeroportin e Vlorës.

Ka disa muaj që vetë kryeministri i vendit ka njoftuar ndërtimin e aeroportit nga një kompani turke, ndërsa mësohet se negociatat me firmën kanë filluar dhe planifikohet që kontrata për fillimin e punimeve të firmoset vitin e ardhshëm.

Pas heqjes së eksluzivitetit që Tirana International Airport ka në hapësirën ajrore shqiptare, Aeroporti i Vlorës do të jetë i dyti aeroport ndërkombëtar në territorin tonë, ndërsa ai i Kukësit nuk planifikohet më të futet në punë.

Share This Video


Download

  
Report form