Report TV - Mbërrijnë në Lezhë trupat e pajetë të dy motrave që u vranë në Zvicër

Report TV 2018-05-10

Views 0

Trupat e pajetë të dy motrave, që u vranë në Zvicër, kanë mbërritur në vendlindjen e tyre, në qytetin e Lezhës. Motrat shqiptare u masakruan për vdekje nga bashkëshorti i njërës prej tyre, i cili ishte kosovar. Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 13:00 familjarët do t?iu japin lamtumirën e fundit vajzave, teksa do t?i përcjellin për në banesën e fundit.
Alma dhe Elda B., 38 dhe 31 vjeçe, u masakruan mizorisht nga bashkëshorti i Almës, 54-vjeçari R. B. nga Kosova. Ngjarja tragjike ndodhi në Zvicër, ku jetonte Alma me bashkëshortin e saj, ndërsa e motra kishte shkuar nga Franca për t?i vizituar në festat e fundvitit.

Çifti jetonin së bashku prej 18 vitesh dhe kishin tre fëmijë, përkatësisht dy vajza 16 dhe 7 vjeçe, dhe një djalë 14 vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form