A1 Report - U vranë në Prekal, trupat e dy turistëve çekë nisen drejt shtëpisë

Report TV 2015-08-22

Views 4

Trupat e dy turistëve çekë, Mihal Svato dhe Ana Kosinova, të vrarë mbrëmjen e 3 korrikut në Prekal të Dukagjinit, u tërhoqën dje në mesditë nga përfaqësues të ambasadës. Trupat u nisën drejt Çekisë me rrugë tokësore, pas 12 ditëve qëndrimi në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Konsullja e Ambasadës Çeke në Tiranë, e shoqëruar nga një përkthyes, si dhe një furgon i një agjencie funeralesh nga Çekia hynë në ambientet e morgut duke tërhequr trupat, që qëndruan aty që prej 4 korrikut të këtij, një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Prekal ku ata u sulmuan dhe më pas u vranë nga Sokol Mjacaj.

Në orën 12:00, furgoni me arkivolët me trupat e çiftit çek, doli nga oborri i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Burimet thanë se trupat janë shoqëruar me një certifikatë të vdekjes së tyre, e shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze, në të cilën është përcaktuar edhe shkaku i vdekjes. Trupat u nisën në drejtim të Çekisë dhe sipas burimeve ata do të udhëtojnë në rrugë tokësore për të mbërritur në vendbanimet e familjeve të tyre. Trupat e Ana Kosinovës dhe Mihal Svatos qëndronin prej datës 4 korrik në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku qëndruan që pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dukagjin.

Dy turistët çekë, u sulmuan mbrëmjen e 3 korrikut në fshatin Lotaj të Postribës, nga Sokol Mjacaj dhe më pas në fshatin Prekal, rrugës për në Shkodër, ai vrau çiftin me një automatik ?Kallashnikov?, duke i qëlluar pas koke.

Sokol Mjacaj, u arrestua 48 orë pas krimit në një operacion ku u angazhuan 350 efektivë policie, ndërsa akuzohet për vrasje me dashje me qëllim grabitjen e tyre. Mjacaj më parë ka qenë i dënuar për grabitje me pasojë vdekjen e një fëmijë si dhe për krimin e vjedhjes.

Share This Video


Download

  
Report form