Ora News - Dhëndri u vrau dy vajzat, familja e motrave Frroku në Lezhë hap dyert e mortit

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja e dy motrave Alma dhe Elda Frroku të vrara në Zvicër nga bashkëshorti kosovar i të parës, kanë çelur dyert e mortit dhe presin ngushëllime në Lezhë. Disa prej tyre kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr trupat, ndërsa të tjerët ne Lezhë jashtë kamera thonë se nuk i dinë arsyet e krimit tronditës.

Pasi kanë mësuar ngjarjen e kobshme, familjarë të dy motrave Alma dhe Elda Frroku nga Lezha që u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të tërhequr trupat.

Ndërsa në banesën në lagjen "Xhenio" në Lezhë kanë hapur dyert e mortit sipas zakonit dhe presin e përcjellin miq për ngushëllime.

Ata nuk pranojnë të flasin për ngjarjen para kamerave, ndërsa theksojnë se presin që drejtësia zviceriane të zbardhë këtë ngjarje tragjike.

Për familjaret e motrave 31 dhe 38 vjeçe, shkaqet e krimit të dyfishtë mbeten të panjohur, siç pohon edhe një prej fqinjëve që i njeh prej vitesh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Zvicër, ku dy motrat Alma B 38 vjeçe dhe Elda Frroku 31 vjeçe u gjetën të vdekura në apartament.

Ka qenë burri i Almës, një kosovar me iniciale R.B, 54 vjeç, ai që është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së tyre.

Ai dyshohet të ketë goditur për vdekje gruan e tij Alma dhe motrën e saj.

Autopsia ka zbuluar se Alma ka ndërruar jetë nga një goditje e vetme, ndërsa motra e saj nga tre plagë të marra në pjesën e gjoksit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/dhendri-u-vrau-dy-vajzat-familja-e-motrave-frroku-ne-lezhe-hap-dyert-e-mortit

Share This Video


Download

  
Report form