Ora News - Dhëndri u vrau dy vajzat, familja e motrave Frroku në Lezhë hap dyert e mortit

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja e dy motrave Frroku në lagjen "Xhenjo" të Lezhës, të cilat u vranë në Zvicër nga burri i njërës prej tyre ka hapur dyert e mortit.

Familjarët e viktimave thonë se nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti dhe se nuk dinë asgjë mbi motivet e ngjarjes.

"Nuk kemi dijeni se kane patur konflikte" thonë ata.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Zvicër, ku dy motrat Alma B 38 vjeçe dhe Ilda F. 31 vjeçe u gjetën të vdekura në apartament.

Ka qenë burri i Almës, një kosovar me iniciale R.B, 54 vjeç, ai që është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së tyre.

Ai dyshohet të ketë goditur për vdekje gruan e tij Alma dhe motrën e saj.

Autopsia ka zbuluar se Alma ka ndërruar jetë nga një goditje e vetme, ndërsa motra e saj nga tre plagë të marra në pjesën e gjoksit.

Policia ka siguruar edhe thikën e krimit në vendin e ngjarjes.

54 vjeçari është i njohur edhe më parë për dhunë në familje, pasi në janar të vitit të shkuar, gruaja e tij ka bërë një denoncim.

Pas dy ditësh në paraburgim në atë kohë, burrit iu ndalua dy javë që t'i afrohej apartamentit, ndërsa mbylli rastin në shtator 2017.

Gazeta zvicerane "Blic" shkruan se Alma ka bashkëjetuar për 18 vite me burrin që i mori jetën, ka thënë Kreshnik G., kunati i saj, 37 vjeçar.

Në pjesën më të madhe të kohës, ata kanë jetuar në Zvicrën gjermanishtfolëse.

Ata kanë tre fëmijë, dy vajza (16 dhe 7 vjeç) dhe një djalë (14-vjeç).

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/dhendri-u-vrau-dy-vajzat-familja-e-motrave-frroku-ne-lezhe-hap-dyert-e-mortit

Share This Video


Download

  
Report form